Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, vend me të cilin kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore”, shkroi Erdogan në mesazhin e tij në Twitter.
Erdogan i uroi paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës, duke dërguar përshëndetjet dhe urimet e përzemërta të tij.
