Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u takua me legjendën e basketbollit të NBA-së, Shaquille O’Neal.

Takimi u zhvillua në Qendrën e Zhvillimit të Basketbollit Turkcell, dhe Presidenti Erdogan ndau në rrjetet e tij sociale disa foto nga ngjarja.

Fotot tregojnë Erdogan dhe O’Neal duke shkëmbyer topa basketbolli të nënshkruar si dhurata simbolike, duke i dhënë takimit një dimension sportivo-diplomatik.

Shaquille O’Neal ka qenë një nga basketbollistët më dominues në NBA për vite me radhë, duke fituar katër kampionate në karrierën e tij. Ai ka luajtur për Orlando Magic, LA Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics, dhe është shpallur MVP i finaleve të NBA-së tri herë, nga viti 2000 deri në vitin 2002.
