Erdogan: ShBA-të e mënjanuan fjalën “gjenocid”

TË FUNDIT

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka shprehur kënaqësinë e tij se SHBA ka mënjanuar fjalën “gjenocid” për masakrën ndaj armenëve në kohën e Perandorisë Osmane në vitin 1915.
Përveç kësaj ai ka vlerësuar se për këtë e ka mbështetjen e plotë edhe të presidentit amerikanë Barack Obama.

“Nuk do doja që nga Obama ta dëgjojë këtë fjalë edhe nuk e pres se ai do ta bëjë këtë. Për Turqinë qëndrimi amerikan është i qartë: ShBA është kundër pranimit të gjenocidit”, ka thënë Erdogan në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin e Iranit Fuad Masum.
Shtëpia e Bardhë dje ka ftuar që është e drejtë dhe e arsyeshme pranimi i masakrës ndaj qindra mijëra armenë në vitin 1915 por se ka përmendur fjalën gjenocid.