Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot sërish kërcënoi dhe tha se vendi i tij nuk do ta ratifikojë kërkesën e Suedisë dhe të Finlandës për hyrje në NATO derisa nuk realizohen premtimet që ato dy vendeve ia kanë dhënë Turqisë.
“Derisa nuk përmbushen premtimet që na janë dhënë, ne do ta mbajmë qëndrimin tonë parimor”, tha Erdogan në fjalimin e tij në Parlamentin turk.
Turqia nga muaji maj po kërcënohet se do ta bllokojë hyrjen e dy vendeve skandinave në NATO.
ë qershor, ajo e tërhoqi kundërshtimin për përfshirjen e Suedisë dhe të Finlandës në Aleancë, por paralajmëroi se do ta bllokojë procesin nëse nuk arrijnë të ekstradojnë persona të dyshuar lidhur me grupet e ndaluara kurde ose rrjetin e predikuesit Fetullah Gylen, i cili në vend akuzohet për organizimin e grusht shtetit të dështuar nga viti 2016.
Pranimi i vendeve nordike duhet të miratohet nga parlamentet e të gjitha 30 vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa Parlamenti turk mund të refuzojë për ta ratifikuar marrëveshjen.
Turqia i akuzon të dy vendet se janë shumë të buta ndaj grupeve që i konsideron si kërcënime për sigurinë e saj kombëtare.
