Erdogan premtoi ashpërsim të kontrollit mbi mediat sociale

TË FUNDIT

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi sot se kontrolli i qeverisë mbi mediat sociale do të rritet pas fyerjeve të pretenduara për vajzën dhe dhëndrin e tij, të cilët në Tuiter e paralajmëruan lindjen e fëmijës së tyre të katërt.

Në një fjalim televiziv, Erdogani tha që qeveria e tij është e vendosur për vendosjen e ligjeve, që do t’i detyron kompanitë e mediave sociale të vendosin një prani ligjore në Turqi. Kjo do të thotë se ata do të duhet të jenë përgjegjës financiarë dhe të detyruar të përgjigjen në vendimet e gjykatës turke.

“A e shihni pse ne jemi në kundërshtim me mediat sociale, të tilla si Jutjub, Tuiter, Netfliks, etj? Nevojitet që këto kanale të merren nën kontroll”, tha presidenti turk.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu deklaroi se një numër i përdoruesve të mediave sociale janë arrestuar brenda natës pasi dyshohet se përmes Tuiterit e kanë fyer vajzën e Erdoganit, dhëndrin e tij, i cili është ministri i Ekonomisë dhe djalin e tij të porsalindur. /MIA