Erdogan personalisht do të kryesojë mbledhjen e sigurisë pas sulmit rus në Ukrainë

TË FUNDIT

Nën kryesimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot në Kompleksin Presidencial të Turqisë do të mbahet takimi i sigurisë, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë, takimin që do të trajtohet intervenimi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, do ta kryesojë presidenti Erdogan.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Yasar Guler, shefi i inteligjencës turke Hakan Fidan, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahretin Altun, shefi i kabinetit Hasan Dogan, zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın.

Mësohet se kryediplomati Mevlut Çavusoglu nuk do të mund të marrë pjesë në takim pasi gjendet në Kazakistan.