Erdogan: Operacioni për evakuimin e qytetarëve tanë nga Afganistani përfundoi

TË FUNDIT

Turqia ka përfunduar operacionin për të tërhequr të gjithë trupat dhe civilët e saj nga Afganistani, njoftoi sonte presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Ne bëmë atë për të cilën ishim përgjegjës dhe që nga sonte, i gjithë stafi ynë është larguar”, tha Erdogan, i cili është në një vizitë zyrtare në Sarajevë.

”Vetëm një ekip i vogël teknik do të mbetet”, shtoi ai.

Presidenti turk vuri në dukje se nuk është e qartë  çfarë lloj konflikti do të kenë talebanët me shtetin në Afganistan. ” Ajo që është e qartë është se kjo është një betejë midis organizatave terroriste“ shtoi ai.