Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dje ofroi ndërmjetësim për një armëpushim të ri midis Pakistanit dhe Afganistanit.
Erdogan, në një bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, dënoi sulmet terroriste në Pakistan dhe theksoi se Ankara do të përpiqet të kontribuojë për rivendosjen e armëpushimit midis Pakistanit dhe Afganistanit, thuhet në deklaratën e Qeverisë turke.
Kabineti i Sharif njoftoi se të dy liderët diskutuan mbi tensionet përgjatë kufirit 2,611 kilometra.
Konflikti filloi javën e kaluar kur Afganistani më 26 mars ndërmori sulme hakmarrëse pas sulmeve të mëparshme ajrore nga Pakistanit. Përplasja midis dy vendeve fqinje ka qenë aktive tashmë për shtatë ditë, dhe Islamabad ka deklaruar se është në “luftë të hapur” me Kabulin. Me këtë, u ndërpre armëpushimi i arritur në tetor të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e Katarit dhe Turqisë.
Komandanti i ushtrisë pakistaneze, Feldmarsali Asim Munir, deklaroi se paqja do të varet nga fakti nëse talebanët afganë do të ndërpresin lidhjet me grupet militantë që sulmojnë Pakistanin, duke paralajmëruar se Islamabad do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” kundër kërcënimeve që vijnë nga Afganistani.
