Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është nisur për në Shqipëri ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, raporton Anadolu. Erdogan u përcoll nga aeroporti Esenboga në Ankara nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Shahin dhe zyrtarë të tjerë, transmeton Anadolu.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdogan do të shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Omer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Askın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın si dhe kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbash.