Erdogan: Netanyahu ka “dalë nga binarët”, Turqia qëndron e vendosur me Gazën

TË FUNDIT

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shprehur solidaritetin e Turqisë me popullin palestinez, duke theksuar se qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka “dalë plotësisht nga binarët”..

“Në këto ditë të trazuara kur qeveria e Netanyahut ka dalë plotësisht nga binarët, ne qëndrojmë me popullin e shtypur të Gazës me të gjitha mjetet në dispozicion”, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij drejtuar kombit pas kryesimit të një mbledhje të kabinetit.

Duke folur për termocentralin bërthamor Akkuyu në Turqi, i cili ka një kapacitet total të instaluar prej 4.800 megavatësh, Erdogan tha se vendi i tij do të “kthejë fatin e tij në një tjetër” me vënien në funksion të termocentralit.

Presidenti turk gjithashtu njoftoi se vendi i tij nënshkroi Konventën për të Drejtat Digjitale të Fëmijëve, siç tha ai, “në emër të fëmijë në vendin tonë dhe në mbarë botën”, me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin global./AA/TV21