Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, iftarin e parë të muajit Ramazan do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti në qytetin Kahramanmarash, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra, mësohet se nesër Erdogan do të vizitojë qytetin Kahramanmarash si dhe do të marrë informacione dhe do të kryejë inspektime lidhur me punimet e kryera në qytet.
Më pas presidenti Erdogan do të takohet me qytetarët në Kahramanmarash dhe iftarin e parë do ta bëjë me të prekurit nga tërmeti.
Mësohet se Erdogan do të takohet herë pas here me qytetarët në zonën e tërmetit gjatë muajit të Ramazanit.

