Erdogan i thotë Putinit se duhet t’i jepet mundësi diplomacisë

TË FUNDIT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike u diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë dhe situata humanitare në terren.

Presidenti Erdogan ka deklaruar se Turqia ruan qasjen e sinqertë që ka shfaqur që në fillim për të siguruar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ai ka theksuar se nëse shpallet një armëpushim i përhershëm, do të hapet rruga për një zgjidhje afatgjatë, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij të sinqertë për rezultate pozitive nga bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës. Duke vënë në dukje se arritja e konsensusit për disa çështje mund të kërkojë bisedime në nivel liderësh, presidenti Erdogan përsëriti ofertën e tij për të pritur presidentin rus Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Stamboll ose Ankara”, thuhet në deklaratë.