Erdogan: Fillim i një periudhe të re në ekonomi dhe gjyqësor

TË FUNDIT

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi po hyn në një epokë të re në ekonomi dhe gjyqësor.

Duke iu drejtuar Kongresit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ai tha se përparësia e Kuvendit vitin e ardhshëm do të ishin reformat e reja gjyqësore.

Të mërkurën, Erdogani premtoi strategji të re për rritjen ekonomike. Disa ditë më parë, udhëheqësi turk emëroi ministër të ri të Financave dhe shef të ri të bankës qendrore.