Era mbart mbetjet e zjarrit deri në Bullgari!

TË FUNDIT

Për shkak të zjarreve në Maqedoni, erën e tymit e ndjejnë edhe banorët e Bullgarisë, paralajmëron edhe Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë së Bullgarisë.

Banorët gjejnë edhe mbetje të cilat era e fuqishme i ka çon deri te vendbanimet e para të territorit bullgar. Zjarret aktive në rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës kërcënojnë të kalojnë edhe në anën bullgare të kufirit, por tani për tani shanset për këtë janë minimale.

“Është moderne të flitet për përqindje, minimale! Nën 10%. Për këtë gjë më siguron ekipi i zjarrfikësve bullgarë në Maqedoni. Shanset janë nën 10%”, tha Nikollat Nikollov, kryekomandant, Bullgari.

“Çka keni në dorë dhe si merrni frymë këto ditë?
-Këto janë mbetjet e zjarreve, era i sjell. Nuk mund të marrim frymë, as dritaret nuk mund t’i hapim. Rrobat nuk mund t’i thajmë sepse vjen erë tymi. Kjo ndihet edhe tani”, deklaroi Hristena Zllatkova, Bullgari./TV21