Era Istrefi feston ditëlindjen, i bën dhuratë vetes një BMW luksoze

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka festuar 31-vjetorin e lindjes në stilin që i shkon më së miri – me shumë klas, vetëbesim dhe luks.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ndau me ndjekësit disa imazhe të ditës së saj të veçantë, duke i falënderuar edhe me stil për mbështetjen.

Në njërën prej fotografive, Era shfaqet para një veture BMW të zezë, e cila ishte dekoruar me një fjongo të madhe të kuqe, duke e zbuluar kështu dhuratën që ia ka bërë vetes me këtë rast të veçantë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

“From me to me”, shkroi ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se këtë surprizë e kishte organizuar vetë për veten.

E veshur me një fustan të kuq të shkurtër dhe shumë elegant, këngëtarja dukej tejet provokuese dhe glamuroze, ndërsa pozonte para makinës luksoze.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Me këtë paraqitje, ajo njëherësh konfirmoi stilin e saj të veçantë dhe dëshirën për të festuar jetën në mënyrën më të bukur të mundshme.

Era Istrefi, e njohur për hitet ndërkombëtare si “BonBon” dhe pjesëmarrjen në këngën zyrtare të Kupës së Botës 2018, vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë.