Epike në Ligën e Konferencës, sllovenët heqin ujin nga fusha me peshqirë

TË FUNDIT

Liga e Konferencës përherë ka dhuruar skena epike, por jo aq sa ajo çka kamerat fiksuan mbrëmjen e sotme përpara startit të ndeshjes së Olimpia Ljubljanës me Lille.

Para se dy skuadrat të zbrisnin në fushë në orën 19:45 në kuadër të ndeshjes së 5-të të Grupit A të Ligës së Konferencës, reshjet e dendura të shiut në kryeqytetin slloven bënë që gjendja e terrenit të rëndohej ndjeshëm.

Si pasojë e prezencës së lartë të ujit në fushën e stadiumit “Stozice”, sllovenët janë përpjekur të bëjnë çmos për të përmirësuar kushtet e terrenit, ndaj punonjësit e stadiumit përdorën edhe peshqirët e banjës për të “tharë” fushën.