Në gusht të këtij viti janë dhënë 206 leje për ndërtim, që është për 32,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, informoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Nga numri i tërësishëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 111 përkatësisht 53,9 për qind janë destinuar për objekte të ndërtimit të lartë, 43 ose 20,9 për qind për objekte të ndërtimit të ulët, dhe 52 (25,2 për qind) për objekte për rikonstruim. Për 115 objekte (55,8 për qind) investitorë janë subjektet afariste.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, vlera e parashikuar e objekteve arrin 3,616 miliardë denarë që është për 299,8 për qind më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar.
