Enrike: Zvicra do të jetë test serioz për ne

TË FUNDIT

Trajneri i reprezentacionit spanjoll, Luis Enrike, shprehu pritjet e tij për ndeshjen e sotme kundër Zvicrës në EURO 2020.

“Ndeshja do të jetë e vështirë. Duke parë se si kundërshtari jonë sulmon dhe mbron, parashikoj një ndeshje shumë të vështirë. Zvicra ka një trajner i cili ka luajtur mbi shtatëdhjetë ndeshje me ekipin. Ky është një specialist në nivelin më të lartë. Kombëtarja e Zvicrës është tepër e vështirë për t’u mposhtur, do të jetë një provë serioze për ne”, tha Enrike.

Ai nuk ka përcaktuar njëmbëdhjetë futbollistët me të cilët do të fillojë ndeshjen.

“Nuk kam vendosur ende për përbërjen, nuk e di nëse do të ndryshoj diçka. Kur them se çdokush mund të jetë në formacionin fillestar, e kam fjalën pikërisht për këtë”, tha Enrike.

Ndeshja e çerekfinales Zvicër – Spanjë do të luhet në Shën Petersburg duke filluar nga ora 18:00.