Enis Bardhi pozitiv me Covid-19

TË FUNDIT

Enis Bardhi, futbollisti i Levantes dhe i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar në bazën e reprezentacionit të RMV-së. Bardhi është pa simptome dhe situata e tij shëndetësore është e mirë.

“Ne si ekipi i mjekëve ndjekim vazhdimisht situatën e tij shëndetësore. Para disa ditëve ai kishte pasur kontakt me një pjesë të futbollistëve të Levantes që gjithashtu kishin rezultuar pozitiv me COVID-19” – kanë deklaruar nga ekipi I mjekëve I Kombëtares së RMV-së.

Kombëtarja e RMV-së nga sot startoi me përgatitjet për Kampionatin Evropian, kurse para fillim të EURO 2020 do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore, me Slloveninë dhe Kazakistanin.