Trajneri i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mesfushori Enis Bardhi do të jetë kapiten në ndeshjen ndaj Bullgarisë, përcjell TV21. Milevski shpjegoi se kjo vjen pasi kapiteni Stefan Ristovski është i lënduar, dhe si rrjedhojë do të mungojë në ndeshjen ndaj Bullgarisë.
