Nga viti 2016-të deri vitin e kaluar (2022), importi i energjisë elektrike ka shënuar rënie për 20%, sipas zëvendëskryeministrit të ekonomisë, Fatmir Bytyqi.
Ai në ClickPlus tha se dallimi është prodhim vendor, por shtoi se nuk ndryshohen gjërat brenda ditës.
“Në 2016-n ne kemi pasur 35% import të energjisë elektrike, vitin e kaluar e kemi sjell në 21%. Diku në 14% e kemi vetëm importin e energjisë elektrike. Ngadalë – ku është nevoja tjetër e energjisë? Qenka prodhim vendor! Paska mundur, por nuk ndryshohet gjërat brenda ditës, kërkohet periudhë më e gjatë kohore”, tha Bytyqi./TV21
