Energji më të lirë për kompanitë e industrisë ushqimore/ Qeveria me masa edhe për shkollat dhe NP në fushën e furnizimit me ujë

TË FUNDIT

Pas seancës së sotme të Qeverisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi se janë marrë vendime me të cilat do të sigurojë energji elektrike më të lirë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe për ndërmarrjet publike në fushën e furnizimit me ujë që punojnë me stacionet e trajtimit dhe pastrimit të ujit. Për kompanitë do të sigurohet energji prej 80 euro për megavat orë dhe me këtë vendim, Qeveria pret që të ndikojë në stabilizimin e çmimit përfundimtar të produkteve ushqimore bazë.

https://www.youtube.com/watch?v=-tJOEtDcFgk

“Do të sigurojmë energji më të lirë në një vlerë prej 80 euro për megavat orë për kompanitë të cilat prodhojnë produkte ushqimore bazë. Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë në të cilat bëjnë pjesë prodhuesit e vajit të gatimit, bukës dhe produkteve të furrës, miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, industrisë së mishit dhe shpendëve. Me këto masa, prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të kenë parashikueshmëri, stabile dhe energji elektrike më të lirë që përfundimisht do të ndikojë edhe në stabilizimin e çmimeve të produkteve përfundimtare të cilat prodhohen dhe shiten nga këto kompani”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.