Ende vazhdon takimi i Xhaferit me koordinatorët

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ende është duke vazhduar koordinimin me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Temë e diskutimit është se si do të rrjedhë puna e Kuvendit, pasi ditëve të fundit nuk janë mbajtur seanca plenare.

Ky koordinim i Xhaferit është i zakonshëm dhe në të kryesisht diskutohet për atë se çfarë e pret Kuvendin ditëve në vijim.

Paraprakisht, Kuvendi ishte në heshtje dhe e seanca e fundit që u mbajt ishte ajo e pyetjeve të deputetëve, dhe aty nuk mori pjesë koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Ndërkaq në takimin joformal që Xhaferi e pati me gazetarët, bëri thirrje që deputetët të kryejnë funksionin për të cilin janë zgjedhur nga populli. Do të thotë, të marrin pjesë në seanca plenare./TV21