Ende të paparashikueshme ndikimet e krizës migruese ndaj ekonomisë

TË FUNDIT

Asnjë në këtë moment nuk e di që ta vlerësojë se si nga aspekti ekonomik, do të pasqyrohet kriza e refugjatëve që e përfshiu rajonin, konsideron profesori eminent Mojmir Mrak nga Fakulteti Ekonomik në Lubjanë.

Sipas tij, rreziqet rriten, ndërsa kjo ndikon ndaj vlerësimeve për rritjen ekonomike.

Kriza migruese, shtoi, gjithsesi që do të ketë ndikim ndaj financave publike, ndërsa është e mundur që të shprehet edhe në sfera të tjera. Burim shtesë i rrezikut për momentin janë situatat në Greqi dhe në zonën e euros, ku, siç tha, janë jostbile dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Borxhi publik, theksoi profesori, nuk është problem kaq i madh për Maqedoninë ashtu siç është për disa vende të tjera të rajonit.

Nëse ka valë të re të krizës ose nëse vjen drejt normalizimit të poltikës monetare që e zhvillojnë bankat qendrore, atëherë aksesi deri në financat për vendet e vogla do të vështirësohet, respektivisht instrumentet financiare do të  shtrenjtohen. Nuk është e njëjta gjë që një vend i madh apo vend i vogël për tu ballafaquar me një debi publike prej 60 për qind sepse vendet e vogla janë të ekspozuara në ndikime të jashtme theksoi Mark, duke përmendur shembullin me Slloveninë.

Arsyet për vlerën e debisë publike mund të jenë të ndryshme -mbulimi i deficitit buxhetor, zgjidhja e situatës në sektorin bankar, investimi në infrastrukturë.

Dekania e Fakultetit Ekonomik në Lubjanë, Metka Tekaviq e përkrah anëtarësimin e Bashkimit Evropian, edhe se nga ana ekonomike siç përmendet treguan një sërë përfitimesh, por edhe dobësi të caktuara.

Në Odën Ekonomike të Maqedonisë u prezantuan mundësitë për studim në Fakultetin Ekonomik në Lubjanë.