Dorëzimi i shumëpritur dhe i paralajmëruar për sot në Kuvend, i propozimit për emërimin e Guvernatorit të ri të Bankës Popullore, nuk u realizua. Nga zyra e presidentes Gordana Siljanovska Davkova thonë se pas konsultimeve të ndara njëorëshe të djeshme me tre kandidatët më seriozë për këtë pozicion, me guvernatoren aktuale Anita Angellovska Bezhoska, Zoran Stavrevskin dhe Trajko Slaveskin, nevojitet kohë shtesë për të arritur në një përfundim dhe për të përcaktuar zgjidhjen më të mirë për këtë pozicion jashtëzakonisht përgjegjës. Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi takim me Presidenten.
“Unë mora informacion nga Presidentja se këtë javë do të dorëzohet propozim deri në Kuvend. E di se presidentja kishte konsultime të caktuara gjatë fundjavës. Supozoj se këto ditë do të duhet të takohemi edhe një herë, të bisedojmë dhe pastaj jam i sigurt se deri në fund të javës ose brenda kësaj jave nga Kabineti i Presidentes do të duhet ta dërgojnë propozimin për guvernator”, tha Hristijan Micksoki.
Zgjedhja e guvernatorit të ri kryhet në Kuvendi me 61 deputetë që do të votojnë pro propozimit. Por, deri nesër, më 20 maj, edhe nëse nuk zgjidhet një Guvernator i ri, kur skadon mandati i Guvernatores aktuale Bezhoska, ky institucion, i cili është përgjegjës për kontrollin e çmimeve, inflacionit, por edhe stabilitetin dhe kursin fiks të këmbimit të denarit, patjetër nuk do të mbetet pa udhëheqës.
“Shihni, sipas rregullativës aktuale ligjore, përkatësisht sipas nenit 55 nga Ligji, pikërisht kjo çështje është rregulluar që të mos ketë jovazhdimësi gjatë zbatimit të këtij funksioni të rëndësishëm publik”, tha Anita Angellovska Bezhoska.
Kjo do të thotë që Bezhoska do të jetë guvernatorja me autorizime të plota vendimmarrëse derisa të zgjidhet pasardhësi i saj ose derisa ajo të rizgjidhet në këtë pozicion.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e sheh këtë vonesë si një mosmarrëveshje midis Presidentes dhe Kryeministrit. Ai theksoi se nga propozimet varet nëse LSDM do të votojë për guvernatorin e ri.
“Duhet të shohim se cilët do të jenë propozimet dhe të bisedojmë. Zyrtarisht nuk kemi asnjë informacion. Kjo që prolongohet dhe ajo që deri më tani nuk ka asnjë propozim në opinion sipas meje është tregues se ka presion serioz partiak nga VMRO-DPMNE në zgjedhjen e guvernatorit të Bankës popullore”, deklaroi Venko Filipçe.
Kandidatët më seriozë për guvernator të ri janë guvernatorja aktuale, por edhe ish-ministrat e financave nga radhët e VMRO DPMNE-së, Zoran Stavrevski dhe Trajko Sllaveski, i cili është kryetar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit. Sipas informacioneve, favoriti i partisë në pushtet është Stavrevski, por pas zvarritjes publike të kësaj procedure, u la e hapur mundësia e një propozimi krejtësisht të ri. Përveç këtyre tre kandidatëve, u përmendën edhe ish-zëvendësguvernatorja Maja Kadievska Vojnoviq dhe profesori universitar Borçe Trenovski.