EMV pret ofertat e Mickoskit! Mickoski: Sasitë do të jetë më të lira për dyfish

TË FUNDIT

Në qoftë se oferta e Hristijan Mickoskit për t’i kontaktuar kompanitë është sipas të gjitha kritereve dhe do të sjellë përfitim deri në 300 milionë euro, atëherë menjëherë do të lidhim kontratë me këto kompani. Këtë e tha njeriu i parë i EMV-së, Vasko Kovaçevski, pasi Mickoski këto ditë thirri kryeministrin ta pranojë propozimin e tij për tejkalimin e krizës energjetike.

“Ofertat duhet të përmbajnë karakteristikat teknike të energjencës që e ofrojnë, përkatësisht të mazutit ose gazit natyror, t’i kenë certifikatat e nevojshme, t’i kenë të gjitha licencat e nevojshme, t’i sigurojnë sasitë që na duhen, bëhet fjalë për 250 mijë tonë mazut dhe 250 milionë metra normale kubike të gazit, të kenë marrëveshje me furnizuesin, të kenë logjistikë dhe transport deri te kapacitetet e prodhimtarisë”, tha Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së

Mickoski sot nga Jegunocë përsëri e thirri Qeverinë që ta pranojë propozimin e tyre sepse siç theksoi, i njëjti do të kursejë shumë para.

“Ta rrisim prodhimtarinë vendase të energjisë elektrike që do të sigurojë sasi shtesë për ekonominë. Ato sasitë do të jenë me çmim të paktën dyfish më të ulët se sa është çmimi aktual në bursat, do të kursehen të paktën 300 milionë euro, para që nuk i kemi, duhet ta obligojmë shtetin që t’i sigurojë këto para dhe, gjë që është shumë e rëndësishme, të sigurohet resurs për termocentralin dhe ngrohtoren e njohur në opinionin publik me emrin TETO Shkup”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Njëkohësisht, Mickoski kërkoi edhe duel me kryeministrin Kovaçevski ku do t’i shpalosin argumentet e tyre sa i përket krizës energjetike. Ndryshe, shefi i opozitares VMRO-DPMNE me këtë propozim doli para dy ditëve në takimin që realizoi me udhëheqësinë e Lidhjes së Odave Ekonomike.