Emri i vajzës së çiftit Meghan-Harry trazon “ujërat” në Familjen Mbretërore

TË FUNDIT

Një “luftë” e re ka nisur në familjen mbretërore britanike. Princ Harry pretendon se i ka thënë gjyshes së tij për emrin e vajzës së porsalindur, Lilibeth, por një burim pranë Pallatit Buckingham mohon të jetë zhvilluar një bisedë e tillë me mbretëreshën.

Ky pretendim duket se është bërë arsyeja e mosmarrëveshjes së re publike mes çiftit Meghan-Harry dhe familjes mbretërore. Sidoqoftë, një zyrtar i lartë i Buckingham-it i tha BBC-së se Mbretëresha “nuk ishte pyetur kurrë” në lidhje me vendimin e çiftit për t’i vënë pseudonimin e fëmijërisë vajzës së tyre.

Një orë më vonë, shoku i ngushtë i dukës dhe dukeshës së Sussex, Omid Scobby këmbënguli që mbretëresha jo vetëm që ishte në dijeni, por ishte edhe personi i parë që thirri Princin Harry pas lindjes së vajzës. Sipas Scobby, çifti nuk do ta kishte përdorur kurrë emrin “Lilibet” nëse mbretëresha nuk e mbështeste një veprim të tillë.

TË NGJAJSHME