Emina Çunmulaj me dedikim emocional për djalin e saj

TË FUNDIT

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj dje festoi ditëlindjen e 38-të.

Në po të njëjtën ditë të vitit të kaluar ajo u bë nënë e një djali. Emina dhe bashkëshorti i saj, Sha Yosef Nazarian u bekuan me fëmijën e tretë.

Me këtë rast bukuroshja shqiptare ka bërë një dedikim emocionues, teksa në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me vogëlushin e saj.

“Ne kemi në të njëjtën datë ditëlindjen. Si nëna si djali. Dhe e gjithë kjo: ‘Dashuria e parë e djalit është nëna e tij, 100 për qind e vërtetë”, ka shkruar Emina në Instagram./21Media