Emigrantët nuk ndalen as në pandemi! Ndonëse kufijtë e mbyllur, ata përmes Maqedonisë rrugëtojnë drejt Evropës

TË FUNDIT

Natën e kanë kaluar në këtë vend.

Tani po bëhen gati për të vazhduar ruten e tyre drejtë vendeve të Evropës.

Morën batanijet dhe çantat me vete dhe filluan të largohen.

Afrim Jonuzi, gazetar:

“Ky është mali i Vaksincës. Në këtë mal edhe në kohë pandemie nuk po ndalen emigrantët, duke kaluar mali drejtë Serbisë. Këtu takuam disa emigrantë ku higjiena është zero dhe nuk kanë as maska dhe as doreza, ata po sa na vërejtën neve u larguan dhe filluan të ngjiten në mal”.

Mosha e tyre është kryesisht e re.

Kanë ikur nga lufta e Lindjes së mesme, ndërsa për ta sfidë paraqet edhe rrugëtimi në këmbë deri në një  vend më të sigurt të Evropës.

Për këta emigrantë Maqedonia është vetëm një vend transit, sepse qëllimi i tyre nuk është të qëndrojnë këtu.

Në fshatin e Vaksincës takuam një emigrant nga Pakistani. Ai tha se distanconi i tij është Italia.

Emigrant:

“Unë jam nga Pakistani. Do të shkojë në Serbi. Kam ardhur nga Greqia. Unë do të shkoj në Itali.

Emigrantët të tjerë nuk deshën të flasin para kamerave, por me nxitim u larguan drejt malit.

Edhe pse Maqedonia ka kufijtë e mbyllur për shkak pandemisë, ndërsa prej kohësh për emigrantët kanë qenë të mbyllura në veçanti, këtu në malet e Vaksincës rregullisht emigrantët kalojnë për në Serbi.

TV21 disa herë ka raportuar për sfidat e tyre, sidomos gjatë dimrit kur koha bëhet armik i parë i emigrantëve.