Emigrantët kanë prerë "gardhin" hungarez

TË FUNDIT

Grupi prej 18 emigrantëve ilegalë kanë prerë rrethojën e cila është ngritur në kufirin me Serbinë afër qytetit Ashotalon, transmeton televizioni hungarez M1.

Emigrantët ilegalë kanë tentuar të kalojnë në Hungari të enjten por policia i ka arrestuar.

Qytetet hungareze kanë ndërtuar rrethojë përgjatë kufirit me Serbinë prej 175 kilometrave për ta parandaluar valën e madhe të emigrantëve ilegalë.