Emërimi i kryeshefit në Ohër, Iseni: Ndonjëherë është problematike të gjejmë personin adekuat

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në Click Plus në TV21 foli edhe për emërimin e kryeshefit në Ohër, i cili mbulon edhe Strugën, Kërçovën dhe Dibrën, transmeton TV21. Iseni për këtë tha ndonjëherë është problematike të gjejmë personin adekuat, por shtoi se me sistematizimin e ri që do të bëhet do të kërkohet që sërish ai pozicion t’u takojë shqiptarëve.

“Kjo ka ndodhur para 8 muajsh, normalisht në pamundësi për të gjetur në atë sektor përfaqësues shqiptar, jemi dakorduar që në kombinim të ati pozicioni të marrim pozicione tjera, kështu që ndoshta kemi përfituar pozicione tjera siç janë sektor të tjerë”, tha Astrit Iseni në Click Plus në TV21.