Këngëtari dhe autori i njohur i këngëve shqipe, Ilir Shaqiri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga e re mban titullin ”Emblema e Lirisë”, dhe është realizuar me videoklip nga X- creative.
Teksti i këngës është shkruar nga vet artisti ndërsa për orkestrimin është kujdesur, Xhevdet Gashi.
Ndërkaq, për muzikën është kujdesur artisti dhe nga Naim Gjoshi.
Kujtojmë që, projekti i fundit nga artisti është ”KOSOVË E PËRNDRITUR” të cilën artisti e ka publikuar më 22 shkurt.
Katër ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ndarë një medalje me simbole të Dardanisë, këngëtarit, Ilir Shaqiri./21Media
