Agjencia Evropiane e Barërave (EMA) sot rekomandoi të vazhdohet koha e ruajtjes së vaksinave “Fajzer/Biontek” në temperatura standarde në frigorifer deri në ditën e 31-të.
“Ndryshimi ka të bëjë për shishkat e pahapura”, kumtoi EMA, duke shtuar se propozimi i tyre pasoi pas vlerësimit të të dhënave shtesë të studimit për stabilitetin e vaksinave, siguruar nga “Fajzer” dhe “Biontek”.
Në shkurt, autoritetet amerikane e miratuan deponimin dhe transportimin e vaksinave në temperatura standarde prej dy deri në tetë gradë Celsius deri në dy javë në vend se në temperatura ultra të ulëta prej -80 deri në -60 gradë Celsius.
