Elvir Muriqi flet për sukseset, humbjet dhe “hilet”

TË FUNDIT

Elvir Muriqi është një prej boksierëve më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 zbuloi shumë detaje për jetën dhe karrierën e tij si boksier.

Muriqi zbuloi se shumë shpejt do të publikohet një libër kushtuar jetës së tij profesionale.

Gjatë intervistës ai kujtoi me emocione meçin e tij të parë, kur në Kosovë ishte luftë gjatë vitit 1998 dhe përkrahjen e papërshkrueshme të publikut në atë kohë.

Për RTV21 Muriqi zbuloi edhe meçet që nuk do t’i harrojë kurrë, por edhe momentet kur është ndjerë keq dhe “hilet” që i janë bërë./21Media