Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, e cila kohëve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ka publikuar sot disa fotografi në Instagram me mbishkrimin “Mirë u takofshim”, duke na bërë të mendojmë se po vjen me projekt të ri.
Mirëpo, nëse shfletoni në postimin e Elvanës deri në fund do shihni Elvanën duke bërë video, teksa nëna e saj dëgjohet duke folur në telefon:
“Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”.
