Elmas: Ne gjithmonë luajmë për fitore

TË FUNDIT

Kombëtarja e Maqedonisë sonte arriti një fitore bindëse me rezultat 5:0 ndaj Lihtenshtajnit. Me këto tre pikë të reja, ekipi tani ngjitet në krye të tabelës. Interesant është fakti se pesë golat u shënuan nga pesë futbollistë të ndryshëm.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Më e rëndësishme është që i morëm pikët dhe fituam bindshëm 5:0. Ne gjithmonë kur luajmë, luajmë për të fituar dhe për ta bërë realitet ëndrrën tonë. Dua të luajmë në Kampionate Evropiane e Botërore, të përparojmë dhe të bëhemi idhuj për fëmijët, duke u shërbyer si frymëzim për ta”, tha shënuesi i golit të parë, Elif Elmas.

Ndeshja e ardhshme e kuqeverdhëve do të zhvillohet më 10 tetor, në transfertë kundër Belgjikës./TV21