Elizabeth II viziton shfaqjen e kuajve pasi nuk u shfaq në hapjen e parlamentit

TË FUNDIT

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë së Madhe, e cila humbi hapjen tradicionale zyrtare në parlament këtë javë, u shfaq në publik të premten për të marrë pjesë në një shfaqje kuajsh afër shtëpisë së saj.

Elizabeth humbi ceremoninë madhështore të vendosjes në parlament për shkak të problemeve me lëvizshmërinë, raporton Reuters.

Të premten ajo u fotografua duke buzëqeshur e lumtur nga sedilja e pasagjerit të makinës së saj të tipit ‘Range Rover’ teksa shihte disa nga kuajt e saj duke konkuruar në ‘Royal Windsor Horse Show’, që zhvillohet në hapësirat private të kështjellës së saj.

Mbretëresha është parë rrallë në publik që kur u shtrua në spital për një natë tetorin e kaluar për një sëmundje të paspecifikuar dhe më pas iu tha nga mjekët të pushonte.

Që atëherë, ajo i ka kryer detyrat e saj prej një Mbretëreshe nga distanca ose nga shtëpia e saj në Kështjellën Windsor.

MARKETING I PAGUAR POLITIK