Elena Sadiku trajnere e licencuar nga UEFA

TË FUNDIT

Ish-futbollistja suedeze Elena Sadiku me prejardhje nga Kosova është trajnere e licencuar nga UEFA.

Elena Sadiku ka lindur më 6 nëntor të viti 1993. Karrierën e saj e filloi në Malmo, me pas u transferuar në Kristianstads DFF dhe Eskilstuna United. Për shkak të një dëmtimi serioz në gju gati se për një vit nuk e preku fushën e gjelbërt, por menjëherë pas rikthimit në fushë Sadiku shënoi një hat-trick. Pas një lëndimi tjetër serioz, Elena Sadiku nuk ishte në gjendje të luante më dhe u larguar nga Eskilstuna në fund të sezonit të viti 2016. Ekipi Hammarby në vitin 2017 njoftoi se ka nënshkruar me Elena Sadikun, duke shpresuar që do t’i tejkalonte plagët e marra. Ajo luajti 6 ndeshje për Hammarby në vitin 2017, por për shkak të problemve të përsëritura, u tërhoq sërish. Në Shkurt të viti 2018 futbollistja Elena Sadiku bëhet trajnere në klubin kinez të Super Ligës për femra Pekin BG Phoenix.

Fubollistja me prejardhje nga Kosova Elena Sadiku tani është trajnere e ekipit Hjorring për femra në Danimarkë.

Kujtojmë që futbollistja me prejardhje nga Kosova Elena Sadiku ka arritur të shpallet kampione e Suedisë në Damallsvenskan elita e futbollit në konkurrencën e femrave me skuadrën e Malmos.