Sopranoja Elbenita Kajtazi do të jetë pjesë e operës Don Carlo, e kompozuar nga Verdi, në Berlin. Kajtazi, e cila tash e disa kohë po vepron në Berlin, thotë se Don Carlo është një nga operat e saj të preferuara.
“Njëra ndër operat e mia më të preferuara të kompozuara nga Verdi. Në skenë do të jem sonte bashkë me këngëtarët e mëdhenj të skenës operistike botërore, dhe ndjehem me fat që nga përvoja dhe profesionalizmi i tyre mësoj jashtëzakonisht shumë” pohon Elbenita Kajtazi(transmeton KultPlus)
Krahas saj do të jetë edhe Orchester der Deutsche Oper Berlin dhe Chor der Deutsche Oper Berlin. Emrat tjerë si Giacomo Prestia, Rolando Villazón, Lexi Savournin, Anja Harteros e të tjerë janë pjesë e operës.
