Një superatmosferë kanë krijuar tifozët e kombëtares shqiptare para ndeshjes me Serbinë.
Në qytetin e Elbasanit mbizotërojnë vetëm ngjyrat kuq e zi dhe mijëra tifozë, që për një natë të vetme do të jenë qytetarë të Elbasanit.
Jo vetëm ata që kanë një biletë për në stadium, por edhe mijëra qytetarë të tjerë nga mbarë trevat shqiptare kanë zgjedhur që ndeshjen ta ndjekin në qytetin e Elasanit, edhe pso jo në stadium.
Ndërkohë nuk kanë munguar edhe ironitë në rrjetet sociale, ku të gjithë flasin për një fitore bindëse të kombëtares shqiptare të futbollit.



















