“El Clasico” sonte zhvendoset në Arabi!

TË FUNDIT

Superkupa e Spanjës njeh mbrëmjen e sotme fituesin e saj, në përballjen El Klasiko mes Realit dhe Barcelonës.

Të dyja skuadrat përballen në kryeqytetin e Arabisë Saudite në stadiumin King Fahd Internantional Stadium. Reali i Madridit vjen me disa mungesa në këtë përballje, ku të dëmtuar janë Alaba, Lukas dhe Çuameni. Ndërkohë, në dyshim edhe Kamavinga e Militao.

Në anën tjetër tek katalanasit situata është më e qetë ku nuk raportohet për lojtarë të cilët nuk do të jenë në dispozicionit të trajnerit Xavi. Në ndeshjen paraardhëse Reali mposhti Valencian, ndërsa Barcelona Real Betis, përballje të cilat u vendosën vetëm pas goditjes së 11 metërshave.

Sezoni i fundit i Superkupës së Spanjës është fituar nga galaktikët të cilët mposhtën Atletik Bilbaon me rezultat 2-0. Hera e fundit që Barcelona i ka shkuar deri në fund trofeut është ajo e vitit 2018 ku fitoi ndaj Sevijas 2-1 në finale.

Këtë sezon trofeu i Superkupës është vendosur të mbahet në Arabinë Saudite në Rijad.