Ekzekutohet një biznesmen në Shqipëri!

TË FUNDIT

Pronari i bar “Pedonale” në Lushnje Bledar Muça u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në lokalin e tij në qendër të qytetit.

Plumbat i morën jetën në vend pronarit, i cili është baba i një fëmijë, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën duke u transportuar në spital. Lajmi konfirmohet për Abcnews.al nga drejtori i spitalit të Lushnjes, Perin Vogli.

Në momentin që autorët kanë hapur zjarr nga një makinë tip “Golf” lokali ka qenë i mbushur plot me njerëz./ABCN