Ekzekutohet me armë një shkodran

TË FUNDIT

Një person është vrarë këtë mbrëmje në fshatin Grudë të Shkodrës – Shqipëri.

Viktima është identifikuar si shtetasi Prekë Tonaj.

Nuk ka ende asnjë informacion për shkaqet e kësaj vrasjeje, por raportohet se viktima është qëlluar disa herë me arme zjarri. Autori ka shfrytëzuar errësirën në zonë për të qëlluar shenjestrën e tij dhe për t’u larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e fshatit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.