Ekspozitë në Tiranë me punime nga artistë shqiptarë dhe kinezë

TË FUNDIT

Artistë shqiptarë dhe kinezë u bënë bashkë në ekspozitën “Miqtë, Art dhe Histori”, e zhvilluar në ambientet e Galerisë së Artit në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Kineze dhe në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë.

Pikturat e artistëve, të realizuara në teknikën akuarel, pasqyrojnë peisazhet natyrore, kulturën, folklorin dhe traditat e dy vendeve.

Veprat e ekspozuara janë të realizuara në akuarel nga mjeshtrit e njohur kinezë, Liu Yi, Zhou Tianya, Li Xiaocheng, Rick Huang, Wang Hai Tao, Hu Xiaoxing, etj.

E pranishme në këtë event, ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, deklaroi se Kina dhe Shqipëria, si dy vende artdashëse, ndajnë vlerat e hapjes dhe tolerancës.

“Kultura dhe arti janë ura e zemrave të njerëzve dhe lidhja e miqësisë së vendeve. Shkëmbimet njerëzore mes Shqipërisë dhe Kinës kanë vazhduar të rigjallërohet dhe të dyja palët kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, duke hedhur një themel të rëndësishëm për zgjerimin e mëtejshëm të shkëmbimeve njerëzore dypalëshe.

Ambasada e Kinës është e gatshme të punojë me të gjitha qarqet në Shqipëri për të promovuar vazhdimisht shkëmbimet dhe dialogët kulturore dhe artistike kino-shqiptare dhe të përpiqet të krijojë një nivel të ri të shkëmbimeve dhe lidhjeve njerëzore kino-shqiptare”,- deklaroi ambasadorja Pang.

Ekspozita, e kuruar nga piktori Helidon Haliti, dhe me mbështetjen e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, do të qëndrojë e hapur deri më 29 shtator. (Eda Merepeza)