Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në ClickPlus në TV21 doli me një njoftim se ishin eksponentë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, ata që i kërkuan presidentit Stevo Pendarovski kthimin e ish kryeministrit të arratisur në Hungari, Nikolla Gruevskit.
“Në ditën e NATO-s, eksponentë të BDI-së, të lartë, kanë kërkuar dhe kanë lutur në Presidencë që me çdo kusht të kthehet Nikolla Gruevski nëse duan që vendi të ketë perspektivë”, tha Mexhiti.
