Eksplodon bomba në gjykatën e Malit të Zi, raportohet për të vdekur

TË FUNDIT

39-vjeçari Mlladen Bullatoviq ka vdekur pasi ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë.

Sipas informacioneve të para, pesë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në objektin e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka të lënduar. Konstatuam se ka ndërruar jetë M.B. (39) i cili aktivizoi mjetin shpërthyes”, tha Srxhan Koraç nga Policia Kriminale e Malit të Zi.