Ekspertët: Rritja ligjore e minimales, zgjidhja më e balancuar! Paralajmërime për inflacion, buxhet të fryrë dhe mungesë reformash

TË FUNDIT

Përputhja ligjore e pagës minimale, me të cilën në muajin mars punëtorët pritet të marrin rreth 25 euro rritje të pagës minimale, është opsioni më i mirë për momentin – vlerësojnë ekspertët. Profesorët universitarë Marjan Petreski dhe Abil Baush në emisionin Biznes 21 theksuan se e drejta e sindikatave për të protestuar është legjitime, por në kushtet aktuale ekonomike përputhja ligjore paraqet një qasje të balancuar që mbron njëkohësisht fuqinë blerëse të punëtorëve dhe stabilitetin makroekonomik, pa krijuar rreziqe shtesë për inflacion dhe presion fiskal.

“Se paga minimale është më e ulëta në rajon, po, është më e ulëta nëse e shikoni në mënyrë të izoluar, përkatësisht si një shifër absolute, megjithatë nëse e shikoni në raport me ndonjë agregat tjetër, në raport me pagën mesatare ose, më e rëndësishme, në raport me nivelin e çmimeve, atëherë do të përfundojmë se jo vetëm që nuk është më e ulëta, por është diku në mes nëse e shikoni të gjithë kontinentin evropian ose pak në të djathtë të mesit”, tha Marjan Petreski – profesor universitar.

“Në këtë rast mungoi që shteti të jetë arbitër në këtë dialog social, le ta quajmë kështu. Do të thotë nuk u dhanë të dhëna të caktuara, i përmendi profesori, shifra statistikore mbi të cilat duhet të shihej se kjo është kështu, kështu, kështu, dhe kështu kaloi gjithë koha. Dhe tani për këtë arsye u krijua edhe ky zinxhir pakënaqësish dhe mendoj se do të vazhdojë, sepse nuk pati atë dialog social, nuk u vendos në një kornizë të caktuar dhe të bëhej një strategji konkrete se si më tej, ja, edhe të rritet ajo pagë minimale”, u shpreh Abil Baush – profesor universitar.

Të dy janë të mendimit se projeksionet buxhetore të vitit të kaluar, por edhe ato për këtë vit, janë të fryra dhe janë pesimistë se do të realizohet ajo që është planifikuar.

“Edhe këtë vit do të jetë i njëjti fat. Ja, nëse nuk ndodh rebalanc në të cilin do t’i shkurtojnë të hyrat, vitin tjetër në këtë kohë më thërrisni dhe do të bisedojmë dhe përsëri do të jetë 90, 92 për qind, sepse projeksioni është i fryrë. Nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Do të thotë projeksioni duhet të barazohet me realitetin dhe pastaj në anën e shpenzimeve të shihet se çfarë do të bëhet. Është e domosdoshme racionalizimi, prandaj them se ky hapësirë ku ju do të premtoni të ardhura shtesë sociale, infuzion të të ardhurave sociale në ekonomi, nuk ekziston, është e shteruar”, shtoi Marjan Petreski – profesor universitar.

“Nëse shkojmë drejt asaj që po e shohim, se si është ndërtuar buxheti, dhe le të themi tani politikisht, nëse do të kemi edhe zgjedhje të parakohshme në shtet, nuk mendoj se këtë vit do të kemi përsëri 2 deri në 3 për qind inflacion. Mendoj, jo se kam bërë ndonjë parashikim shkencor, por është perceptim.
– Pra, sipas jush, inflacioni edhe këtë vit mund të mbetet i lartë?
Mendoj po”, potencoi Abil Baush – profesor universitar.

Ekspertët janë kategorikë se pa reforma strukturore ekonomia e vendit, ashtu siç është e vendosur, nuk mund të prodhojë rritje më të madhe se 3 deri në 4 për qind. Sipas tyre, të gjitha qeveritë deri më tani janë përgjegjëse për rritjen e borxhit publik. Thonë se në të ardhmen do të huazohemi gjithnjë e më shtrenjtë, por do të rriten edhe shpenzimet për interesat që do t’i paguajmë.