EKSPERTËT E  RAJONIT PËR KRIZËN E EMIGRANTËVE : ALARMOHET PËR GRUPE TË DYSHIMTA TERRORISTE

TË FUNDIT

Kriza me refugjatët dhe fluksi i madh i tyre drejt Ballkanit kanë qenë temat kryesore të debatit të ekspertëve që u zhvillua sot në Shkup. Përveç aspektit humanitarë, pjesëmarrësit alarmuan edhe mundësinë e implikimit të grupeve që përbëjnë rrezik për sigurinë e rajonit dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Aspekti i sigurisë në krizën aktuale me refugjatët ishte tema kryesore e debatit me ekspertë prej Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë të cilin e organizoi Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Profesori i Fakultetit për Siguri në Beograd, Zhelomir Keshetoviq deklaroi se ekziston mundësia për terrorizëm në rajon nëse situata nuk menaxhohet mirë prej institucionet në Zagreb, Beograd dhe Shkup.

Kriza me refugjatët mund të thellohet, dhe është e nevojshme zgjidhje urgjente. Kjo ka qenë tema kryesore e debatit të organizuar sot në Shkup nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë.  Pjesëmarrësit vlerësuan se shtetet e Ballkanit Perëndimore duhet të intensifikojnë takimet bilaterale që të ndjekin nga afër krizën me fluksin e madh të refugjatëve në Maqedoni, Serbi dhe Kroacia.

Por, vlerësimet e Ministrisë së Brendshme ishin edhe më alarmuese, sepse në rast të moszgjidhjes së shpejt të krizës, mund të ketë infiltrim të terroristëve të ISIS në mesin e refugjatëve.

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme, Lidija Velkovska informoi se  gjatë vitit 2015 në Maqedoni kanë mbërritur dhe më pas kanë kaluar 424 mijë refugjatë. Sipas saj, në mesin e këtij fluksi masiv të refugjatëve janë identifikuar persona të dyshuar për pjesëmarrje në konfliktet në Irak, Siri dhe Afganistan . Ajo përmendi edhe shtetas të Maqedonisë që vijnë nga këto vatra të luftës dhe paraqesin rrezik për sigurinë e vendit.

 “Ekzistojnë informacione se janë identifikuar luftëtarë të huaj, qytetarë të vendeve evropiane, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë luftuar në Irak, Siri dhe Avganistan dhe tani infiltrohen mes refugjatëve. Ata kthehen për të vepruar në interes të shtetit të ashtuquajtur islamik dh të kryejnë sulme”,tha Lidija Velkovska – Ministria e Punëve të Brendshme .

Edhe Zhelomir Keshetoviq, profesor nga fakulteti për siguri në Beograd vlerëson se mund të ketë implikim të personave të rrezikshëm që janë pjesë e grupeve terroriste nga Lindja e Mesme.


“Mendoj që efektet mund të jenë katastrofale,  unë dje shikova një emision ku politikani përjashton mundësinë për  efekte shëndetësorë, nuk ka rrezik për terrorizëm, këto janë tregime për votuesit. Njeriu serioz, siç kisha mundësinë të flas me epidemiolog, ata shohin situatë mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut, rreziku për terrorizëm ekziston”, tha Zhelomir Keshetoviq -Profesor Fakulteti për Siguri – Beograd (1814)

Drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Johanes Rai theksoi se  kjo krizë me refugjatët nuk është problem vetëm për shtetet ballkanike, por edhe për Gjermaninë.


“Pa marrë para sysh se vallë bëhet fjalë shtet tranzit apo shtet i cili dëshiron përkohësisht apo me qëndrim permanet, ky problem është problem edhe për Gjermaninë”, tha Johanes Rai – Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer


Ekspertët nga Maqedonia, Serbia dhe Kroacia diskutuan për masat parandaluese të grupeve të emigrantëve që mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe se sipas tyre, ka mëdyshje të mëdha se në kuadër të fluksit të madh të emigrantëve, ka edhe persona të rrezikshëm.