Bechtel – ENKA do të jetë kompania që do të ndërtojë korridorin 8. Këtë informacion e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në Click Plus.
Ai tha se kompania në fjalë ka premtuar “çelës në dorë” për korridorin 8.
Grubi më tej shtoi se do të propozojnë Ligj në Kuvend duke shtuar se po e sfidon opozitën që të debatojnë për këtë projekt kapital .
“Ideja është që sipas pretendimeve Bechtel – ENKA, 2024 premton “çelës në dorë” për korridorin 8. Do të propozojmë Ligj në Kuvend dhe e sfidoj opozitën të debatojmë për këtë projekt kapital. Nga Shkupi deri ne Strugë dhe kufi me Shqipërinë do të kemi autostradë të premten kam takim me kompaninë”, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në Click Plus.
