Kaluam një vit shumë të vështirë për gjithë botën por edhe për qytetarët tanë dhe ekonominë tonë dhe ne jemi vend i cili di tu ndihmojë bizneseve që të mbijetojnë. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në debatin – Ekonomia para dhe pas pandemisë. Theksoi se ndihma e shtetit ndaj sektorit real jo vetëm që ndikon në ndihmën e kompanive, por kjo kthehet edhe në Buxhet.
“Porosia e stabilitetit financiar dhe likuiditeti i shtetit është porosi – mbështetuni në Qeverinë e shtetit tuaj, këtu jemi për të ndihmuar. E pamë që kur ndihmojmë, menjëherë kthehet në Buxhet. Stabilitetin menjëherë e ndjejmë andaj nëse jeton ekonomia kur paguhen rregullisht pagat, menjëherë shteti i sheh edhe të ardhurat e kthyera në vetë Buxhetin”, theksoi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpaska, thotë se pandemia ishte sfidë serioze për krizën ekonomike e cila i preku edhe ekonomitë më të fuqishme botërore.
“Për Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe për Qeverinë, të rëndësishme ishin dy sfida. Të ruhet çdo vend i punës dhe kujdesi për qytetarët e kategorive të rrezikuara. Edhe në kushte pandemie, përmes dialogut social arritëm harmonizim të rrogës minimale pa dallim se sa është shuma e rrogës që është rritur”, u shpreh ministrja për Punë dhe Politikë Sociale.
Njeriu i parë i deritanishëm i Organizatës së punëdhënësve në Maqedoni, Angell Dimitrov thotë se avancimi i kulturës së sipërmarrësisë, ngritja e renomesë së punëdhënësve dhe avancimi i vazhdueshëm i dialogut, janë punët për të cilat duhet punuar vazhdimisht.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se në këtë sistem që po e ndërtojmë për ekonomi të lirë të tregut, për kapitalizmin, për ndikimin e punëdhënësve ndaj sipërmarrësve, është zhvillim i madh i shtetit”, shtoi Angell Dimitrov nga organizata e punëdhënësve.
Në debat u tha se të gjitha pakot e masave të dhëna gjatë krizës me Kovid 19, kanë dhënë rezultate të mira, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbutjen e uljes së BPV-së
